Afaristi nga Jordania i inkurajuar me zhvillimet ekonomike të Kosovës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Jordania, Abed Al-Rahim Boucai, udhëheqës i kompanisë Al-Boucai Group. Boucai shoqërohej nga Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

Ministrja Bajrami e njoftoi Boucai lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj. Ajo e informoi mysafirin jordanez lidhur me përmirësimet e shumta ekonomike që janë arritur nga Republika e Kosovës në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm afarist.

Nga ana tjetër, Boucai falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe tha se është i inkurajuar me zhvillimet pozitive ekonomike që po ndodhin në Kosovë. Ai u shpreh optimist se Kosova ofron mundësi të mira për investime dhe se po e konsideron seriozisht angazhimin e tij afarist në Republikën e Kosovës./Indeksonline

Partnerët

© Copyright 2015 / International Government Consulting Group / All Rights Reserved